Aktualitet
Reshjet e dendura të shiut sjellin përmbytje në Kukës, rrëzohen disa pemë, uji futet nëpër dyqane

Qyteti i Kukësit është përfshirë ditën e sotme nga rrebeshe të mëdha shiu, që kanë shkaktuar përmbytje në të gjitha rrugët e qytetit.
Nga breshëri dhe era e fortë janë rrëzuar edhe disa pemë, të cilat kanë rrezikuar jetën e banorëve dhe qytetarëve që udhëtonin me automjetet e tyre.
Gjithashtu ka patur edhe dëme të shumta material, pasi uji ka hyrë në disa dyqane, ndërkohë që rrugët janë bërë shumë të vështira për t’u kaluar.




