Aktualitet

Tre persona nxjerrin me forcë pronarin nga mjeti dhe i grabisin makinën në Lushnje

Grabitet mjeti në mesnatë në Lushnje. Mësohet se pronari i makinës ka qenë duke qëndruar në vendin e njohur si “pushimi i shoferit” në këtë qytet në momentin kur tre persona i janë afruar.

Ata e kanë nxjerrë me forcë nga makina, i kanë marrë mjetin dhe janë larguar. Grabitësit janë ende të paidentifikuar.

Policia ka ngritur grupe kontrolli dhe po studion pamjet filmike të kamerave të sigurisë së zonës për të kuptuar se kush fshihet pas kësaj ngjarjeje.

Kontrolle po ushtrohen edhe në Elbasan ku dyshohet se janë larguar grabitësit bashkë me mjetin e vjedhur.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button