Aktualitet

Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve, ja çfarë pritet të diskutohet

Ditën e mërkurë, datë 25 janar, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama do të mbledhë drejtuesit politik të qarqeve.

Burime për ”Tirananews.al” bëjnë me dije se në fokus të kësaj mbledhje që do të organizohet në selinë rozë, pritet të jetë organizimi i strukturave vendore për zgjedhjet, si dhe diskutimi mbi përcaktimin e kandidatëve për zgjedhjet e 14 Majit.

Deri më tani, PS nuk ka bërë asgjë publike. Ajo që dihet është që Erion Veliaj do të rikandidojë në Tiranë, Gledjan Llatja në Elbasan e ndërsa Dritan Leli nuk do të ketë një shans të dytë për të drejtuar Vlorën.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button