Aktualitet
Ta shpërbleftë Allahu”, Rama dorëzon çelësat e banesave të reja: Fjalën nuk e jap kot…

Kryeministri Edi Rama ishte në Lezhë ku i dorëzoi çelësat e apartamenteve 16 familjeve të komunitetit rom dhe egjiptian, shtëpitë e të cilëve u shkatërruan si pasojë e tërmetit të Nëntorit 2019.
Gjatë vizitës së tij në banesat e reja, kreu i qeverisë pati edhe një bashkëbisedim me banorët.
Edi Rama: T’i gëzoni me shëndet me fëmijët me gjyshet.
Qytetarja: Të ruajtë zoti, ta shpërbleftë Allahu!
Edi Rama: Janë pronë e juaja falë edhe kontributit të Halilit që na u gjend.
Qytetarja: Zoti të ruaj ishalla ty dhe kryetarin e bashkisë Pjerin Ndreu!




