Zëvendësohet zinxhiri drejtues i komisariatit të Krujës

Zëvendësohet zinxhiri drejtues i komisariatit të Krujës
Drejtuesit e Komisariatit të Krujës janë liruar nga detyra ditën e sotme, pas ngjarjes së dhunës së fisit Rraja kundrejt dy vëllezërve Maja. Mësohet se është liruar nga detyra i gjithë zinxhiri drejtues i Komisariatit të Krujës dhe janë zëvendësuar. Fillimisht është liruar Shefi i Komisariatit Krujë Elton Shahini dhe në vend të tij është vendosur Kreshnik Alimadhi. është liruar tjetër Shefi për Hetimin e Krimeve Ajet Bega dhe është zëvendësuar me Sadik Topuzin. Po ashtu ëhstë liruar nga detyra dhe Shefi në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme Anri Nazaj duke u zëvendësuar me Dashamir Ilamaj. Nga Kruja janë transferuar edhe 26 punonjës policie të komisariatit të cilët janë zëvendësuar me punonjës të rinj.




