Aktualitet

Dhunuan drejtorin e OSHEE-së në Lezhë, gjykata i lë në burg pa afat dy autorët

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg pa afat, dy personat e arrestuar për plagosjen e drejtorit të OSHEE në Lezhë Edmir Përndreca. Sebastjan Malotaj dhe Leonard Pepa, të dy 27 vjeç akuzohen për plagosje të rëndë me dashje dhe goditje për shkak të detyres.

Dy te akuzuarit nuk e kanë pranuar autorësinë e ngjarjes, por referuar provave të paraqitura nga prokurori Sabri Kastrati, gjyqtari Ilir Perdeda e cilësoi të ligjshme arrestimin e tyre dhe vendosi masën e sigurisë ‘burg pa afat’.

Identifikimi i autorëve të dyshuar të ngjarjes u bë falë metodave speciale të hetimit, përmes përgjimeve ambientale dhe fokusimit të automjetit që kanë përdorur ditën e ngjarjes.

Drejtori i Njësisë së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë Edmir Përndreca, u dhunua mbrëmjen e 30 nëntorit në rrugën Lezhë-Shënkoll.43-vjeçari po lëvizte me makinën e OSHEE, teksa  u godit nga pas qëllimisht nga një automjet tjetër pasi ishte ndjekur. Pas goditjes, 2 shoferët si dhe 2 pasagjerët e automjetit tjetër  janë konfliktuar, të cilët e kanë dhunuar fizikisht Drejtorin e OSHEE-së, duke i shkaktuar fraktura në kokë, krah dhe këmbë.

Ai u mor nga autoambulanca dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, e më pas drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Ngjarja ndodhi pas kontrolleve të shtuara për vjedhje dhe mospagim të energjisë elektrike ku u ndëshkuan disa abonentë përfshirë dhe biznese.Voranews

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button