Aktualitet

Një vit nga zgjedhjet e 25 Prillit, Rama poston foton: Në këtë ditë na u besua mandati i tretë

Si sot një vit më parë, 25 prill 2021, u zhvilluan zgjedhjet, ku Partia Socialiste me në krye kryeministrin Edi Rama siguruan mandatin e tretë të qeverisjes.

E pikërisht me këtë e ka nisur ditën edhe kryeministri Rama. Ai ka publikuar një foto nga selia rozë të bërë një vit më parë nga momenti kur u shpall se ka fituar mandatin e tretë, teksa u uron kështu një javë të mbarë qytetarëve shqiptarë.

“MIRËMËNGJES  dhe me këtë foto të fiks një viti më parë, kur na u besua mandati i tretë, ju uroj një javë të mbarë” shkruan Rama në postimin e tij.

Kujtojmë që në 25 prill 2021, PS siguroi 74 mandate, Partia Demokratik si forcë e dytë siguroi 59 mandate, LSI 4 dhe PSD 3.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button