Aktualitet

Programi IPARD III, Krifca: BE ka miratuar buxhetin 112 mln euro për bujqësinë shqiptare

Bashkimi Europian ka miratuar programin e IPARD 3 me një vlerë prej 112 milionë euro që do të vihet në dispozicion të bujqësisë shqiptare.

Këtij buxheti do ti shtohet edhe financimi i qeverisë shqiptare prej 34 milionë euro, duke e çuar në total një fond prej 146 milionë euro, deklaroi ministrja e Bujqësisë Frida Krifca.

“Miratimi i programit IPARD 3 nga Bashkimi Europian. Në fund të vitit 2018 ne çelëm IPARD 2 duke i dhënë mundësinë bujqësisë shqiptare të përjetojë në hov zhvillimi si kurrë më parë, në sera të reja, agroturizëm, pika grumbullimit, traktorë e mjete të tjera mekanike etj. Janë punësuar njerëz. Janë mbështetur startup-et. Janë rritur standartet dhe cilësia e prodhimit.

Bashkimi Europian ka rritur angazhimin ndaj bujqësisë shqiptare duke miratuar në Bruksel buxhetin për programin IPARD 3, një buxhet që shkon 112 milionë euro nga pala europiane. 56% më shumë se buxheti i vendosur në dispozicion nga programi IPARD 2.

Së bashku me financimin e  qeverisë shqiptare prej 34 milionë euro, e çon këtë program në një total prej 146 milionë euro në mbështetje të bujqësisë dhe zhvillimit të zonave rurale në vend. Programi do të fillojë disbursimin prej fillimit të vitit 2023, por mund ta arrijmë edhe në fund të këtij viti nëse arrijmë të kryejmë disa procese”, tha ministrja. Marrë nga Monitor

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button