Aktualitet

Jo vetëm Spitali i Fierit, Rama zbulon marrëveshjen me Erdogan për Gjirokastrën

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar këtë të diel një tjetër marrëveshje të firmosur me qeverinë turke të Recep Tayip Erdogan.

Përveç Spitalit të Fierit, i cili ka nisur tashmë punën me financimin turk, Rama tha se ka nënshkruar marrëveshje me qeverinë turke edhe për një investim të konsiderueshëm në Gjirokastër.

“Me qeverinë turke kemi bërë një marrëveshje për të bërë një investim të konsiderueshëm në një tjetër zonë të Gjirokastrës, me një tjetër grup të konsiderueshëm shtëpisë, për të mos lënë që vlerat arkitektonike të mos degradojnë”, tha Rama.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button