Balla: Të dëgjosh Berishën të flasë për korrupsionin, është si të të flasë djalli për biblën e për besimin

Gjatë seancës së sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ka patur debate të forta ku një prej tyre u zhvillua mes kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla dhe deputetit demokrat Sali Berisha lidhur me korrupsionin. Në fjalën e tij teksa i përgjgjej akuzave të Berishës, Balla ka theksuar se ai është personi i fundit që mund të flasë për korrupsionin në Shqipëri.
Socialisti vijoi më tej duke thënë se Berisha është i fundit që ka ngelur nga komunizmi, kështu që PD-ja nuk duhet që ta lejojë partinë të kthehet në një bunkier komunist.
Balla tha se është vërtet për të ardhur keq sesi personi që është shpallur “non grata” nga SHBA për korrupsion masiv, vjen e bën moral për anti-korrupsion.
“ Të dësgjosh Sali Berishën të flasë për korrupsionin, është si të dëgjosh djallin të flasi për biblën, është si djalli të të flasë për besimin të dëgjosh Berishën që të flasë për anti-korrupsionin. Thirrja ime për PD-në është që të mos e shndërrojnë PD-në në bunkierin e fundit komunist në Shqipëri. Berisha është mbetja e fundit e komunizimit në Shqipëri. Duroni për të vërtetat e mëdha që ndodhin.
Përsëri po jua them, Sali Berisha e ka mbyllur me Shqipërinë dhe me shqiptarët dhe koha do e tregojë sesa të drejtë kanë Shtete e Bashkuara të Amerikës. Në sajtin e Departamentit Amerikan do të shikoni se me kë është Berisha përbri. Homologu i tij është Dodik, ti Tritan e kupto mirë kur i krahasoj këto dy persona në listën e non gradave”, deklaroi Balla.




