Aktualitet

Paloka për protestën e 12 nëntorit: Rama të rrijë në zyrë si burrë, njësoj siç bëri Berisha më 21 janar

Edi Paloka, teksa fliste për protestën që do të mbahet më 12 nëntor, iu drejtua kryeministrit Edi Rama që të qëndrojë në zyrë e të përballet me protestën, siç bëri Sali Berisha më 21 janar.

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike  tha me bindje se 12 nëntori do të jetë protesta më e madhe e organizuar në Shqipëri vitet e fundi.

“Do jetë protesta më e madhe e bërë në Shqipëri këto vite pavarësisht pengesave që do nxjerrë qeveria. Ka diskutime ide se si duhet të vijohet me protestat, se një protestë nuk i jep fund gjithçkaje, kjo duhet të ikë nga mendjet e njerëzve. Duhet vullneti i organizatorëve të jetë i palëkundur për qëllimin e ku do shkojë protesta, apo protestat. Kemi hyrë ne primare e para kemi zgjedhjet lokale. Nuk kemi dyshime që ndryshimi vjen me votë. Duhet të krijojmë kushtet si opozitë që shqiptarët të votojnë lirisht e grevat e protestat janë ato që do përdorim për të arritur tek vota e lirë. Që Rama të llogarisë pasojat, që nuk do të jenë më si ato që ka përballur deri tani, deklarata boshe që kanë mbetur vetëm aty. Rama ka një të mirë që sa herë ka protesta largohet. Blindon dyert me hekura, e di ai çfarë frike ka, por përderisa e ka frikën duhet të ketë edhe një arsye. Problem nuk është hyrja në Kryeministri, duam të heqim qeverinë, jo ca karrige e as të prishim pikturat e Ramës. Të rrijë në zyrë si burrë e të shohë si e pa Berisha më 21 janar”, tha ai për “Kjo Javë”.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button