Aktualitet

“S’mban më ujë pilafi”, demokrati shpërthen ndaj deputetëve të PD: Na keni lënë rrugëve, ndryshoni sjellje!  

Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Partisë Demokratike, sidomos i Sali Berishës, Ilir Vrenozi, u shpreh i ashpër ndaj drejtuesve të PD-së, duke thënë se kanë hyrë në zgjedhjet e 11 majit duke ditur që do t’i humbnin.

“E dinin që do humbnin zgjedhjet. Po kur e dini që do i humbni, pse hyni në zgjedhje?”, tha i revoltuar Vrenozi në emisionin “NOW me Erla Mëhillin”.

Ai pati një thirrje të drejtpërdrejtë për deputetët e rinj të dalë nga këto zgjedhje që ata të hyjnë në grevë urie. Sipas tij, është e papranueshme që PD të vijojë me të njëjtën sjellje politike ndërkohë që mbështetësit demokratë mbeten “rrugëve”.

“Tani këta do thonë: na i vodhën, na i bënë. Po pastaj do hyjnë në Parlament të marrin rrogën? Jo! Të hyjnë në grevë urie aty! Ta shohim sa…! Boll populli demokrat mbeti rrugëve, rrugëve, rrugëve… nuk mban më ujë pilafi. Të hyjnë në grevë urie”, deklaroi ai me tone të ashpra.

Vrenozi përmendi edhe një moment që e revoltoi personalisht: publikimin e një fotografie ku shfaqeshin bashkë Erion Braçe dhe Tritan Shehu pas zgjedhjeve.

“Mua më dhemb kur e shoh atë foto. Nuk flas më me gjysmën e pallatit sepse janë socialistë, kurse këta… në vend që të mbajnë qëndrim, i japin dorën njëri-tjetrit sikur s’ka ndodhur gjë. Ne kemi një situatë të nxehtë, këta qeshin”, tha ai.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button