Aktualitet

Nis vaksinimi në Shkodër, dozën e parë e merr drejtori i spitalit

Këtë të mërkurë ka nisur vaksinimi i bluzave të bardha në Shkodër. Ky proces po kryhet në Pallatin e Sportit dhe ku i pranishëm është kryeministri Edi Rama, si dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Ardhja e 7020 dozave të tjera nga Pfizer i ka hapur rrugë skenarit të qeverisë për të nisur vaksinimin edhe në qarqe të tjera të vendit.Pas Shkodrës, pritet që të nisë procesi i vaksinimit edhe për qarkun e Vlorës. Sipas skenarit radha do të vijë më vonë për Korçën e Fierin dhe paralelisht me vaksinimin e bluzave të bardha do të nisë edhe vaksinimi i të moshuarve.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button