Aktualitet
Tragjedi në Bullgari, autobusi përplaset dhe merr flakë, humbin jetën 46 persona

Të paktën 46 persona, shumica prej të cilëve turistë nga Maqedonia e Veriut, humbën jetën pasi një autobus u përplas dhe u përfshi nga flakët në një autostradë në Bullgarinë perëndimore.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00
të mëngjesit të sotëm, 40 kilometra në jug të kryeqytetit Sofje.
Si pasojë e aksidentit fatal humbën jetën 46 pasagjerë, ndërsa 7 u shpëtuan dhe u evakuuan në një spital në kryeqytet.





