Aktualitet

Arrestimi i Fredi Belerit, reagon Rama: Sprovë për drejtësinë në vigjilje të zgjedhjeve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me arrestimin e Fredi Belerit, kandidat i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës më 14 maj.

Fredi Beleri u arrestua pak pas mesnatave në lokalin e tij në Himarë, pas një operacioni të policisë dhe prokurorisë së Vlorës. Ai akuzohet për shitblerje të votës.

Reagimi i plotë i kryeminsitrit Rama:

Ndalimi i kandidatit të opozitës për Himarën F.Beleri me urdhër të prokurorisë përbën një sprovë të madhe për drejtësinë në vigjilje të zgjedhjeve, që do të thotë se shkelja e ligjit nga ana e tij duhet të jetë e provuar dhe ndalimi i tij ligjërisht i motivuar!

Beteja jonë me atë kandidat nuk ka asnjë lidhje me hetimet apo përfundimet e prokurorisë, prandaj duke respektuar pavarësinë e plotë të organeve të drejtësisë, i bëj thirrje të gjithëve të mos nxitohen me konkluzione politike po të presin me durim fjalën dhe provat drejtësisë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button