Aktualitet

E rëndë në Tiranë, 26-vjeçarja hidhet nga kati i 5-të i pallatit

Një ngjarja e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Tiranë.

Autoritetet policore raportojnë se shtetasja E. A., 26 vjeçe është vetëhedhur nga kati i 5-të i pallatit ku banon. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:25, në rrugën “Selaudin Bekteshi”.

Vajza ka mbetur e plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia raporton se sipas deklarimeve të familjarëve të saj, dyshohet se 26-vjeçarja vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button