Aktualitet
Aksion i madh kundër vjedhjes së energjisë elektrike në Krujë, zbulohet laboratori i prodhimit të kriptomonedhave. Procedohen 5 persona

Pesë persona janë proceduar penalisht pasi janë kapur duke vjedhur energji, ndërsa është zbuluar edhe një laborator i prodhimit të kriptomonedhave (bitcoin), gjatë një “aksioni” të ndërmarrë nga OSHE në bashkëpunim me policinë në Krujë dhe në Fushë Krujë.
Për laboratorin e bitcoinit u procedua penalisht pronari i objektit F.M, pasi makineria nuk figuron ne emrin e asnjë personi,
Të gjitha rastet janë konstatuar nga OSHE pa kontrollit në 250 subjekte private, për të cilat kanë mbërritur denoncime në policinë e shtetit.
OSHE ka lajmëruar se “aksioni” sapo ka nisur dhe nuk dihet për sa kohë do të zgjasë.




