Aktualitet

Lëvizjet e para në kampin blu pas humbjes së thellë, Berisha rreth dy orë mbledhje me drejtuesit e qarqeve

Teksa kryeministri Edi Rama po përgatitet për fjalimin e fitores, mbrëmjen e kësaj të mërkure kreu i PD Sali Berisha mblodhi në selinë blu drejtuesit e qarqeve.

Kryedemokrati Sali Berisha, në konferencën për gazetarët, vijoi pretendimet se rezultati i zgjedhjeve është i manipuluar.

I pyetur se çfarë u thotë demokratëve që katër vite të tjera do të qëndrojnë në opozitë, Berisha tha se “zgjedhjet janë grabitur”.Pas përfundimit të mbledhjes, demokratët thanë se do të bëjnë një analizë, por për vendime thanë se do të flasin në kohën e duhur.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button