Aktualitet

Kreu I Komunitetit Myslaman Shkodër Sulmon Drejtorin E Policisë: Rrugaç Me Pushtet

Kreu i Komunitetit Mysliman në Shkodër, imam Muhamed Sytari, ka reaguar për herë të parë lidhur me ndërhyrjen e policisë për heqjen e tabelës me shkrimin e shenjtë në oborrin e xhamisë “Ebu Beker”.

Myftiu e ka cilësuar drejtorin e Policisë së Shkodrës si “rrugaç me pushtet”, pas ndërhyrjes brenda rrethimit të xhamisë “Ebu Beker”.

“Ne e kemi për borxh që lagjes më të vjetër myslimane të Shkodrës t’i ndërtojmë një xhami dinjitoze, për historikun dhe personazhet e saj. E kemi për borxh që, së bashku me autoritetet, të këmbëngulim fort për të mos u mbytur në një lugë të vogël uji, në të cilën, çuditërisht, mund të mbytemi të gjithë së bashku”, është shprehur imami.

Kjo deklaratë vjen pas zbutjes së tensioneve të pak ditëve më parë mes Bashkisë dhe Myftinisë së Shkodrës, si dhe pas lejimit nga ana e Myftinisë për rifillimin e investimit të Bashkisë së Shkodrës në sheshin pranë xhamisë së Parrucës.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button