Aktualitet

I zhvati një gruaje 270 mijë euro, si i mashtronte qytetarët 51-vjeçari në Tiranë

Një 51-vjeçar në Tiranë është arrestuar pasi në vitin 2017 i ka zhvatur një gruaje një shumë prej 270 mijë eurosh. 

Mësohet se bëhet fjalë për Andi Alimehmetit i cili ka pasur një agjenci udhëtimi.

Mësohet po ashtu, se Alimehmeti qytetarët i mashtronte me idenë se do t’i ndihmonte që të hapnin biznes apo u thoshte se do t’i bënte ortakë. Dyshohet që 51-vjeçar të ketë mashtruar edhe persona të tjerë po në këtë formë ndërsa ka qenë edhe më herët i proceduar po për mashtrim.

Kallëzuesja pretendon se i ai ka marrë 270 mijë euro, por sipas burimeve mësohet se e dokumentuar ka qenë shuma prej 91 mijë eurosh.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button