Aktualitet

Hapni kutitë!” Presidenca: Zero vëmendje ndaj Parlamentit me Zero opozitë. Ndryshimi është brenda në kuti

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka bërë thirrje të hapen kutitë e votimit.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, Blushi bën me dije se çdo shkelje dhe manipulim që sipas tij është bërë në zgjedhjet e 25 prillit, duhet të evidentohet me qetësi deri në fund të procesit!

Ai gjithashtu thekson se qytetarëve shqiptarë nuk mund t’ju grabitet vota dhe vullneti i shprehur përmes saj.

Reagimi:

Zero vëmendje ndaj Parlamentit me Zero opozitë.

Ndryshimi është brenda në kuti.

Hapni kutitë! Numëroni dhe rinumëroni me transparencë çdo votë sipas Kodit Zgjedhor.

Çdo shkelje dhe manipulim të evidentohet me qetësi deri në fund të procesit!

Shqiptarëve nuk mund t’ju grabitet kurrsesi vota dhe vullneti i shprehur përmes saj.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button