Aktualitet
Tjetër krim në familje, burri vret me sëpatë gruan, më pas i jep fund jetës

Krimi në familje ka goditur serish vendin tonë, këtë herë në Librazhd, ku burri ka vrarë gruan e tij me sepate dhe me pas ka varur veten.
“Në fshatin Dragostunjë, Librazhd, në banesë shtetasi Q.B., rreth 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me mjet të mprehtë ( sopatë) bashkëshorten e tij shtetasen M.B., rreth 53 vjeçe dhe më pas ka varur veten.
Grupi hetimor nën drejtimin Prokurorisë ndodhet në vendgjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”.




