Aktualitet

Familja Durdaj kërkon nga SPAK të dërgohet në gjyq dosja e Fatmir Mediu

Është i vetmi person i akuzuar që nuk u gjykua kurrë për tragjedinë e Gërdecit”

Familja Durdaj i është drejtuar SPAK-ut me kërkesë që të dërgojë në gjyq Fatmir Mediun, si i vetmi person i akuzuar, por i pa gjykuar deri më tani, për rolin e tij në ndërtimin e fabrikës së armëve në Gërdec, nga shpërthimi i së cilës humbën  jetën e 26 shtetas, u plagosën qindra të tjerë.

Pas 13 vjetësh nga kjo tragjedi,  Zamira dhe Feruzan Durdaj të cilët humbën djali i tyre 7 vjeçar,  kërkojnë që drejtësia të gjykojë të gjithë të akuzuarit e kësaj ngjarjeje.

Kërkesa e familjes Durdaj bazohet në ndryshimet e Kodit të Procedurës Penale në vitin 2017, i cili i jep të drejtën viktimës së një krimi  të kërkojë procedimin e fajtorit.

“Një nga personat e pandehur që nuk është gjykuar deri në fund, madje nuk është gjykuar asnjëherë, është edhe shtetasi Fatmir Mediu.

Dispozita në fjalë i jep të drejtën viktimës dhe trashëgimtarëve të tij, që të kërkojnë nga organet përkatëse, që të kryejnë të gjitha veprimet e duhura për të dërguar përpara drejtësisë personat ndaj të cilëve ka prova të mjaftueshme për të kërkuar dënimin e tyre.

Deri më sot nuk ka gjetur zgjidhje çështja më sipër, por me ndryshimin e legjislacionit përkatës, besojmë se jemi në kushtet e duhura që kjo kërkesë të marrë përgjigje pozitive dhe çështja në fjalë të dërgohet në gjykatë”- argumentohet  kallëzimin penal drejtuar  SPAK-ut.

Në  vitin 2009,  në cilësinë e Ministrit të Mbrojtjes, Fatmir  Mediu u mor nën hetim për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, por më 14 shtator 2009, Gjykata e Lartë vendosi pushimin e çështjes penale ndaj tij, me arsyetimin se ky i fundit ka ri fituar imunitet sepse u rizgjodh deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Pas këtij momenti, organi i akuzës nuk ka kryer asnjë veprim të mëtejshëm për të ridërguar në gjykatë çështjen ndaj këtij personi, dhe pse familja Durda ka bërë bërë disa kallëzime në ish  Prokurorinë e Përgjithshme dhe ka hapur dhjetëra procese gjyqësore.

Zamira dhe Feruzan Durda, shpresojnë që reforma në drejtësi ,më së paku do të marr nën hetim një prej personave që ato e akuzojnë si përgjegjës  për humbjen e djalit të tyre.

(Burimi “Gazeta Tema”)

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button