Aktualitet
50 mijë lekë për një varr! Operacioni në Tiranë, në pranga drejtori i varrezave të Tufinës

Drejtori i varrezave të Tufinës ka rënë në prangat e policisë këtë të mërkurë, pas operacionit të zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë dhe seksionit të Krimit Ekonomik.
Operacioni po zhvillohet në bazë të një procedimi të nisur nga krimi Ekonomik i Policisë Tiranë, për Drejtorinë e Varrezave në Tufinë.
Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, deri më tani janë arrestuar drejtori i varrezave, dy janë në kërkim, kurse dy të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.
Drejtori në bashkëpunim me të tjerë kërkonin nga qytetarët 50 mijë lekë të reja për një vend në varreza.
Sipas informacioneve janë tetë të ndaluar, ndërsa operacioni vijon ende.




