Aktualitet

Kthjellime në orët e para të paradites dhe vranësira në zonat veriore dhe verilindore, moti për sot 1 tetor 2023

Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant gjatë orëve të paradites, por pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira nëpër të gjithë territorin ku në zonat veriore dhe verilindore do të jenë më të theksuara.

Sipas Meteoalb,gjatë natës pritet që vranësirat të jenë prezente në një pjesë të mirë të territorit,por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes, por vijojnë kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 31°C. Era do të fryjë e lehte dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button