Aktualitet

Kërkesa e PD për policinë, tubimi i opozitës do zgjasë dy orë. 1200 efektivë në terren, ja rrugët që do bllokohen

Nesër pritet të mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” protesta e opozitës. Mësohet se Partia Demokratike ka kërkuar leje në policinë e Tiranës nga ora 19:00 deri në 21:00 për zhvillimin e tubimit përpara kryeministrisë.

Behet me dije se për mbarëvajtjen e protestës do të jenë të angazhuar në terren rreth 1200 efektivë policie, nga forcat e rendit, FNSH, repartit Shqiponja dhe punonjës të gardës.

Vendosja e uniformave blu do të jetë e ngjashme me protestat e mëprshme të opozitës, ku një kordon me punonjësit e rendit dhe ata Shqiponja do të krijojë perimetrin e sigurisë rreth kryeministrisë, ndërkohë që Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë do të qëndrojnë nga mbrapa për të mbikëqyrur situatën.

Për sa i përket kufizimeve në qarkullimin rrugor, do të ketë që prej orës 16:00 ketë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Rruga “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht “Zhan Dark”

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button