Aktualitet

Lëvizje në PD para nisjes së Parlamentit, mblidhen mbështetësit e Alibeajt

Deputet mbështetës të ish-kreut të PD Lulzim Basha janë mbledhur sot për koordinimin e aktivitetit të grupit parlamentar të PD.

Euronews raporton se janë 20 deputetë që janë ftuar të marrin pjesë në këtë takim, që nuk është thirrur nga Basha por disa deputetë të tjerë të PD.

Disa nga deputetët e pranishëm në takimin informal janë Andia Ulliri, Gazment Bardhi, Seladin Jakupllari, Ferdinand Xhaferraj, Saimir Koreshi, Dhurata Cupi, Dash Sula, Zheni Gjergji, Ilda Dhori, Helidon Bushati, Lefter Gështenja.

Takimi mbahet para fillimit të sesionit parlamentar për të diskutuar një seri çështjesh. Reforma territoriale, reforma zgjedhore, drejtimi i grupit parlamentar dhe situata e brendshme në PD, janë disa nga çështjet për të cilat pritet të flitet gjatë këtij takimi.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button