Aktualitet

Zgjedhjet lokale, zbulohet data kur do të përfundojnë primaret në PD

PD ka miratuar sot zhvillimin e primareve që do të paraprijnë zgjedhjet lokale. Burime nga kryesia i PD-së, bëjnë me dije se nga dita e sotme deri në 6 nëntor do të zhvillohen negociata me aleatët për evidentimin e kandidatëve që do të marrin pjesë në primare.

Më pas, për 7 ditë, Këshilli Kombëtar i PD do të filtrojë kandidaturat dhe do të dalin emrat zyrtarë që do të hidhen në votim.

Kandidatët zyrtarë do të kenë 14 ditë kohë për të bërë fushatë në bazë dhe për të kërkuar votat e anëtarësisë dhe simpatizantëve, ndërkohë që është parashikuar që votimi për të shpallur kandidatin zyrtar të PD-së në zgjedhje të jetë 4 dhjetori.

Bëhet me dije se vendimet janë marrë sot në mbledhjen e Kryesisë të zhvilluar në selinë blu.

Kalendari

18 deri 6 nëntor negociata me aleatët dhe evidentim kandidaturash për primare

6- 13 nëntor Këshilli Kombëtar filtron kandidaturat dhe dalin emrat zyrtare

13 nëntor deri datë 27 fushata e primareve

4 dhjetor zhvillohen primaret në të gjithë vendin

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button