Aktualitet

Rama: Ja kur do ta marrin pensionistët bonusin

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Fieri se, për bonusin e pensionistëve për fundvitin, se në ndryshim nga vitet e tjera, ai do të bëjë ç’është e mundur që ta marrin në fillim të muajit dhjetor.

Gjithashtu kryeministri tha se 80 % të çmimit të energjisë e paguan qeveria dhe 20 % e paguajnë vetë qytetarët.

“Askush nga ju nuk e ndien krizën e energjisë, sepse këtu 80 % ua paguan qeveria, vetëm 20 % paguani vetë. Përralla se ne kemi ujë, e nuk kemi nevojë për të tjerët. Këto vijnë nga këto burime që ushqejnë injorancën. Ne prodhojmë 75% në ditët më të mira. 25 % duhet të dalim e t’i blejmë në tregun ndërkombëtar ku përballemi me çmime katastrofike. 

Nëse ne do të kishim rritur edhe energjinë, bizneset do i kishin rritur edhe më shumë çmimet e ushqimeve, duke barazuar vendet e rajonit ku çmimet janë tejet të larta. Skavica është në rrugë për t’u ndërtuar dhe bashkë me Hec-et lundruese në për një periudhë do të arrijmë që të mos blemë më energji, por vetëm të shesim. Nuk kemi bërë atë që pensionistët meritojnë, sepse nuk ka qeveri që e bën, por kemi bërë aq sa kemi mundur.

Ne do t’u japim bonusin e posaçëm në Fillim të dhjetorit, që ta kenë për vitin e ri e të mos jenë të tmerruar nga inflacioni. Pedagogëve ju është rritur paga më shumë, me 7%, siç ju rrit gjithë administratës. I rritën edhe nga vetja 8% dhe vajti 15 %. Edhe kërkojnë më tepër. Si mund të kërkohet kjo. 

Në një kohë që ata marrin rritjen më të madhe e të kërkojnë më tepër në një kohë që ne duhet të luftojmë për rritjen e pensioneve të pensionistëve dhe pagave të zjarrfikësve. Gjërat bëhen sipas mundësive. Puna kërkon kohën e vetë. Shiheni se çfarë kemi bërë në Fier, edhe prapë ka nevojë për ndërhyrje. Atëherë si i bëjmë, vetëm duke bërë punët e duhura, duke qenë të vetëdijshëm që jo çdo gjë e bëjmë mirë”, është shprehur Rama

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button