Aktualitet

Moti për sot/ Reshje të dendura shiu, ja çfarë ndodh me temperaturat

Orët e paradites do të dominohen nga vranësira dhe shira ku më të dendura do të jenë në zonat veriore dhe veri-perëndimore. Në majat e maleve do të ketë gjithashtu, reshje të pakta dëbore.

Parashikohet që në pjesën e dytë të ditës të ketë depërtim të masave ajrore të ftohtë polare duke sjellë përmirësim të situatës së reshjeve por rënie të ndjeshme të temperaturave. Për pasojë, moti do të paraqitet kryesisht i kthjellët por shumë i ftohtë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në vlerat minimale por rënie e ndjeshme e tyre pritet në vlerat maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 2°C më e ulëta deri në 14°C më e larta në rang territori.

Era do të fryjë mesatare dhe e forte me shpejtësi 60 km/h në sipërfaqen e tokës dhe mbi 80 në det të hapur me drejtim kryesisht, verior duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim deri në 6 ballë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button