Aktualitet

Lëvizje në Policinë e Tiranës/ Alban Hoxha emërohet shef i Komisariatit nr. 6, zëvendëson Edvin Pecin

Drejtori i Policisë ka vendosur ndryshime në strukturat drejtuese në kryeqytet, duke emëruar Alban Hoxha në krye të Komisariatit nr. 6 në Tiranë.

Hoxha zëvendëson në këtë detyrë Edvin Peci, ndërsa më herët ka mbajtur postin e shefit të Sektorit të Krimeve në Volum në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës.

Ai ka një eksperiencë të gjatë në strukturat e Policisë së Shtetit, ku ka drejtuar sektorë të rëndësishëm si antidroga dhe operacionalja, si dhe ka shërbyer në detyra të ndryshme në qarqet e Fierit dhe Shkodrës.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button