Aktualitet

E rëndë! Kamioni përplas për vdekje këmbësoren tek Astiri

Tiranë- Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Astirit në Tiranë e për pasojë ka humbur jetën një këmbësore.

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të rrugës “Abedin Rexha”. Ka qenë shoferi 43-vjeçar me iniciale P. Rr., që ka përplasur gruan, rreth 60 vjeçe,  e cila nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.

Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.2, për veprime të metejshme hetimore.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button