Aktualitet

Gazetarja zbulon 4 emrat e kryebashkiakëve socialistë që do të lënë mandatin para “11 Majit”

Kur na ndajnë thuajse dy muaj nga zgjedhjet e 11 majit, sapo kanë nisur “ethet” e listave të partive politike.

Të gjithë shpresojnë ta shohin veten në lista të sigurta, ndërsa kryetarët e partive Rama dhe Berisha kanë dhënë mesazhe të forta për personat që do të kandidojnë për deputetë.

Gazetarja e politikës Esiona Konomi e ftuar këtë mbrëmje në Top Channel zbuloi 4 emrat e kryebashkiakëve të PS, që pritet të lënë mandatin e kryetarit të bashkisë për të garuar në zgjedhje për deputetë.

Sipas saj, ata janë: Tërmet PeçiMajlinda Bufi, Ervin Demo dhe Agron Malaj.

“Katër kryetar bashkie do të lënë mandatin për të garuar për deputetë, ata janë kryetari i bashkisë Berati, Matit, Tepelenës dhe Rroskaveci”, tha Konomi.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button