Aktualitet

Kosova, thirrje dhe mesazh emigrantëve si të votojnë me postë

Ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj i ka bërë thirrje emigrantëve kosovarë nëpër botë të dërgojnë pa vonesë, votën e tyre për në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Diasporë e dashur, – tha në një mesazh ministrja Haradinaj, – kha që ju të dërgoni në vend vullnetin tuaj të shprehur përmes votës është afër përfundimit. Që ky vullnet të bëhet pjesë e rezultatit zgjedhor ju duhet pa vonesa ta dërgoni përmes postës votën tuaj në KQZ.

Përmes këtij video-mesazhi, ndaj me ju hapat që duhet të ndiqni për ta jetësuar këtë vullnet. Bashkë na priftë e mbara!”

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button