Aktualitet

Dosja Veliaj / Hidhet shorti për trupën gjykuese, kryesuese Ëngjëllushe Tahiri

Është hedhur këtë të premte, më 27 shkurt, shorti për përcaktimin e trupës gjykuese që do të shqyrtojë çështjen penale ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Raportohet se seanca do të drejtohet nga gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri në rolin e kryesueses, ndërsa në përbërje të trupës do të jenë edhe gjyqtaret Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj.

Sjellim ndërmend se më 9 shkurt, Gjykata e Posaçme vendosi kalimin për gjykim të dosjes që përfshin Erion Veliajn, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, si dhe 28 persona dhe subjekte të tjera të përfshira në të njëjtën procedurë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button