Ngjarja në Kepin e Rodonit, policia: 52-vjeçari nga Tirana humbi jetën pas rrëzimit me motomjet, bashkëshortja shpëton me plagë të lehta

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Kepit të Rodonit, ku një 52-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me motomjet me katër goma. Viktima është identifikuar si Arben Karamuço .
Durrës , informacion paraprak
Sipas të dhënave paraprake, mjeti ka dalë nga rruga në një terren me shkurre, duke bërë që drejtuesi të humbiste kontrollin dhe të pësonte dëmtime fatale. Bashkëshortja e tij, 44 vjeçe, e cila ndodhej pasagjere në motomjet, ka marrë lëndime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Durrësit ka zbardhur rrethanat e aksidentit të ndodhur pasditen e sotme në Kepin e Rodonit.
Viktimë e aksidentit ka mbetur një 52-vjeçar nga Tirana, që humbi kontrollin e motomjetit si pasojë e terrenit, duke u rrëzuar nga lartësia dhe duke gjetur për pasojë vdekjen.
Në motomjet ndodhej edhe bashkëshortja 44-vjeçare e cila ka marrë dëmtime të lehta.
“Rreth orës 16:45, në vendin e quajtur “Kepi i Rodonit”, në një terren me shkurre, shtetasi A. K., rreth 52 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar një motomjet (me 4 goma), dyshohet se ka humbur kontrollin, si pasojë e terrenit, dhe është rrëzuar. Si pasojë, 52-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Në motomjet ndodhej edhe bashkëshortja e tij, shtetasja E. K., 44 vjeçe, e cila është lënduar lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftimin e “bluve”.




