Aktualitet

U vra me thikë pas një sherri, 18-vjeçari në Shkozë përcillet sot për në banesën e fundit

Mbrëmjen e djeshme në Shkozë është regjistruar nëj konflikt mes dy grupe të rinjsh. Të grupet po lëviznin me makinë, kur pas një konflikti verbal, debati u agravua në përdorimin e thikave.

Si pasojë e sherrit ka mbetur viktimë një 18-vjeçar shqiptar i identifikuar si Aureljo Dervishi. pas ngjarjes policia ka arrestuar 3 të mitur të moshës, 15 dhe 16 vjeç, ndërsa i shoqëruar tjetër është identifikuar si Frensis Shehu, 20 vjeç.

Në makinën e viktimës ka qenë dhe një vajzë në momentin e ngjarjes, që dyshohet se mund të jetë shkaku i sherrit që ka nisur me “Pse shikon”, ka vijuar me ofendime dhe ka përfunduar me përdorimin e thikës.

Aureljo ishte djalë i vetëm i familjes, ndërsa ka lënë pas edhe një motër. 18-vjeçari do të përcillet sot për në banesën e fundit, teksa shokë e familjarë të tij janë mbledhur në banesë për ritet e ceremonisë mortore.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button