FOTO / Dy vite nga tërmeti i 26 nëntorit me 51 viktima, Rama: Tragjeditë sprovojnë njerëzit dhe shtetet, sot jemi ngritur më të fortë

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar tërmetin e 26 nëntor 2019, aty ku humbën jetën 51 persona dhe shumë të tjerë mbetën të lënduar.
Kreu i qeverisë ka ndarë pamjet nga fatkeqësia që la në dhimbje familjet shqiptare.
Rama e cilëson tragjedinë si sprovë jo vetëm për popullin por dhe për njerëzit e shtetin.
Teksa ndan një kolazh me foto nga ato ditë të vështira për vendin tonë, Rama thotë se tashmë jemi ngritur edhe më të fortë sesa përpara që tërmeti të godiste vendin.
Postimi i Ramës:
“MIRËMËNGJES Tragjeditë sprovojnë njerëzit, popujt, shtetet dhe dy vjet nga fatkeqësia marramendëse e tërmetit, duke kujtuar humbjet, plagët, dhimbjet e duke parë çka mundëm të bëjmë deri këtu, mund të themi pa ndroje se sot jemi ngritur më të fortë e po ashtu mund të marrim frymë të lehtësuar, për faktin se mijëra familje të goditura prej asaj fatkeqësie sot janë më mirë se sa përpara goditjes prej saj. Kujtoj me dhimbje familjet që humbën njerëz të dashur dhe mbetem mirënjohës pa fund për të gjithë ata që dhanë ndihmën e parë, që u solidarizuan nga të katër anët e vendit dhe të botës me të goditurit nga fatkeqësia, që punuan e punojnë pa pushim për të kthyer deri familjen e fundit në

Edi Rama39 minutes ago
MIRËMËNGJES 🇦🇱
Tragjeditë sprovojnë njerëzit, popujt, shtetet dhe dy vjet nga fatkeqësia marramendëse e tërmetit, duke kujtuar humbjet, plagët, dhimbjet e duke parë çka mundëm të bëjmë deri këtu, mund të themi pa drojë se sot jemi ngritur më të fortë e po ashtu mund të marrim frymë të lehtësuar, për faktin se mijëra familje të goditura prej asaj fatkeqësie sot janë më mirë se sa përpara goditjes prej saj😍
Kujtoj me dhimbje familjet që humbën njerëz të dashur dhe mbetem mirënjohës pa fund për të gjithë ata që dhanë ndihmën e parë, që u solidarizuan nga të katër anët e vendit dhe të botës me të goditurit nga fatkeqësia, që punuan e punojnë pa pushim për të kthyer deri familjen e fundit në shtëpi më të mirë, më të fortë, më të bukur🙏







