Aktualitet

Zbardhet vendimi i Apelit të Posaçëm për Mediun: Nuk ka imunitet, ndaj tij mund të nisin hetimet në çdo kohë

Përmes një vendimi të marrë më 24 shtator, GJKKO ka rikthyer për hetim në SPAK dosjen e bujshme të Gërdecit, duke pranuar kështu kërkesën e prokurorisë dhe të familjes Durda për gjykim të Fatmir Mediut. Vendimi është marrë në apelin e GJKKO e cila ka rrëzuar një vendim të mëparshëm të shkallës së parë.

Sot ky vendim është zbardhur i plotë 

dhe është publikuar. Në vendim thuhet se çështja nuk është gjykuar.

“Nuk është gjë e gjykuar. Afatet e parashkrimit janë respektuar se është marrë i pandehur që në vitin 2009. Pengesa e imunitetit ishte përkohshme. Rënia e kushtit për pasur imunitet konsiderohet fakt i ri që hap rrugën e gjykimit”, thuhet ndër të tjera në vendimin e Gjykatës.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button