Aktualitet

Rama mbyll fushatën në Elbasan: Non gratas bashkë me florinin do u zvogëlohen ambiciet

Kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët në Elbasan të cilëve u ka bërë thirrje që të votojnë për kandidatin e PS, Gledian Llatja, duke theksuar se kandidatët të cilët përfaqësojnë Metën dhe Berishën kanë qëllimin vetëm për të mbajtur peng bashkitë.

“Një gjë është e sigurtë pas 14 majit, të nesërmen fitorja e kryetarëve tanë të bashkive do jetë gjëja më e mirë që mund t’u ndodhë jo vetëm socialistëve. Qytetet do pastrohen, do vazhdojnë punën. Do vazhdojmë gjithë projektet e mëdha, do shtojmë numrin e turistëve që vijnë në këtë zonë, ku më parë nuk bëhej fjalë për turistë. Dhe non grata bashkë me florinin do shohin që do u zvogëlohen ambiciet. Dhe drejtësia që ka vonuar aq shumë për ta, çdo ditë e më shumë ka më pak shanse për të harruar”- tha Rama.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button