Aktualitet

Grida Duma lë mandatin e deputetes: Momenti më i vështirë për mua…

Deputetja e Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, Grida Duma në një deklaratë ka bërë me dije se ka vendosur të heqë dorë nga mandati si deputete.

Ajo u shpreh se ka dorëzuar shkresën në Komisionin e Mandateve dhe se kjo ishte më e mira.

“Kam dorëzuar shkresën për lënien e mandatit në Komisioninn e Mandateve. Pas një reflektimi të gjatë, reflektim që vjen pas një përpjekje të gjatë për të bërë të duhurën për partinë time dhe votuesit që përfaqësoj, ky është vendimi i duhur.

Mendoj që në politikë fatet individit vlen të konsiderohen dhe rimendohen vetëm kur ato shkojnë në një kahje me fatet e njerëzve dhe vendit. Më e thjeshta për mua do ishte të kisha qëndruar të prisja të mos ndodhin dështimet që disa u parashikojnë, siç e di që ka edhe nga ata që presin skutave për shansin e humbu,. Mund të qëndroja për të mbijetuar, duke vegjetuar. Shumë vite në politikën e vijës së parë nuk i jam larguar përgjegjësie e as betejës. Ky ka qenë vendimi më i vështirë për mua. Faleminderit që keni Ardhur dhe çfarë këni bërë në oborret e PD”, tha Duma.

Burime për media bëjnë me dije se politikania demokrate Grida Duma, do të nisë së shpejti një emision televiziv në median kombëtare Top Channel. Burimet të sigurta brenda grupit mediatik kanë konfirmuar se palët kanë rënë dakord dhe emisioni po përgatitet për të dalë në transmetim.

Vijon…

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button