Aktualitet

Plane për fundjavë? Reshje shiu e bore, ja si parashikohet moti për dy ditët në vijim

Sinoptikanët parashikojnë që këtë fundjavë të ketë mot të ndikuar nga masa ajrore të paqendrueshme.

Moti do të mbizotërojë me vranësira shtresore të dendura që prej orëve të paradites së të shtunës, gjë e cila do të vijojë edhe të dielën.

Reshjet lokale të shiut do të nisin të shtunën në mbrëmje dhe do të vijojnë gjatë gjithë ditës së diel.

Reshjet e shiut do të jenë të herë pas hershme me intensitet të ulët, lokalisht deri mesatar në veri. Në relievet malore do te kete reshje dëbore.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button