Aktualitet

Armë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 56-vjeçari në Vorë

Një 56-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi në banesën e tij u gjetën një armë zjarri tip automatik dhe municion luftarak.I arrestuari është shtetasi me iniciale A.S, banues në Marikaj.

Njoftimi i policisë:

Vorë

Finalizohet, nga Komisariati i Policisë Vorë, operacioni policor i koduar “Marikaj”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.Iu gjetën armë zjarri automatik dhe municion luftarak, në banesë, arrestohet në flagrancë 56-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Marikaj”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. S., 56 vjeç, banues në Marikaj.

Gjatë kontrollit në banesën e 56-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik, një krehër dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button