Aktualitet

VORË :Qarkullonte në makinë me armë zjarri, arrestohet 60 vjeçari në Vorë, i sekustrohet makina dhe municioni luftarak (EMRI)

Një 60 vjeçar nga Vora është arrestuar nga Policia, pasi qarkullonte në automjet i armatosur. Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi XH P , 60 vjeç, banues në fshatin Palaq, Vorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, iu gjet dhe sekustrua një armë zjarri pistoletë dhe krehrin e saj me 6 fishekë në të.

Njoftimi i policisë:

Vorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Agimi”, sekuestrohen armë zjarri dhe municion luftarak.

Qarkullonte me automjet, i armatosur me pistoletë, kapet dhe arrestohet në flgrancë 60-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, krehri i saj me 6 fishekë në të dhe automjeti me të cilin qarkullonte 60-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas që lëvizte i armatosur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Agimi”.

Gjatë operacionit, në fshatin Prezë, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin Xh. P. Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë dhe krehrin e saj me 6 fishekë në të, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që drejtonte ky shtetas.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. P., 60 vjeç, banues në fshatin Palaq, Vorë, si dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button