Aktualitet

“I është dëmtuar mëlçia si pasojë e anestezisë”, vdekja e 3 vjeçarit në Tiranë, flasin mjekët

Vdekja e një 3-vjeçarit pas ndërhyrjes tek dhëmbët në një klinikë private dentare tek Rruga e Kavajës në Tiranë, ka tronditur opinionin publik.

Mësohet se i mituri ka shkuar në klinikën dentare me 28 shtator dhe pasi iu është bërë anestezi ndërhyrja ka zgjatur rreth 9 orë.

3-vjeçari nuk është zgjuar në klinikë pas ndërhyrjes dhe dentist u ka thënë prindërve që ta dërgojnë në shtëpi. Por vogëlushi është dërguar në spital ku ka humbur jetën më 1 tetor.Megjithatë ngjarje është tentuar të mbahet e fshehtë pasi s’ka pasur asnjë njofton publik nga asnjë institucion në lidhje me ngjarjen, qoftë nga policia apo spitali.

ipas dëshmisë së mjekëve, të miturit iu është dëmtuar mëlçia si pasojë e anestezisë.

Pas publikimit të lajmit në media, policia e Tiranës doli me një njoftim të shkurtër, ku thuhej se ishte proceduar dentisti Xhaxho.

Klinika private ishte e hapur ditën e sotme, por u mbyll sapo u pa prania e grupeve të xhirimit të mediave.

Nga ana tjetër familjarët kërkojnë zbardhjen e ngjarjes.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button