Aktualitet

Agjentët e BKH kontrollojnë shtëpitë e ish-ministrit Arben Ahmetaj

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zbarkuar mbrëmjen e kësaj të enjteje, 9 Mars, në shtëpitë e ish-ministrit Arben Ahmetaj dhe partneres së tij. Mësohet se bëhet fjalë për tre vila dhe dy apartamente në pronësi të çiftit.

Urdhri është firmosur nga kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani dhe është miratuar nga gjyqtarja e posaçme Enkeleda Minollai.

Agjentët e BKH-së kanë mundur të gjejnë në një nga vilat një shumë prej 30,000 eurosh. Kontrollet janë duke vazhduar dhe në orët në vazhdim pritet të ketë një njoftim zyrtar, për objektin e këtyre kontrolleve dhe shumën e parave, nëse ajo është e justifikuar apo jo.

Në muajin nëntor të 2022, prokurorët e SPAK kanë siguruar një akt-ekspertim mbi kompjuterin e  Klodian Zotos, i shpallur në kërkim për disa vepra penale të lidhura më inceneratorët. Në këtë akt pretendohet se ka të dhëna për disa pagesa të kryera për Ahmetajn dhe partneren e tij.

Megjithatë, ish-ministri në daljet e tij publike i ka mohuar njohjet dhe këto pagesa për qëndrime jashtë vendit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button