Aktualitet

Më në fund! / Rama: Italia njeh patentat e shqiptarëve. Tani në fokus njohja e pensioneve

Kryeministri Edi Rama bën me dije se nesër ministrja e Jashtme Olta Xhaçka zyrtarizon në Romë marrëveshjen për lejet e drejtimit të shqiptarëve në Itali.

Në mesazhin e tij kryeministri shprehet se tani duhet të bëhet përpara edhe për marrëveshjen për pensionet e shqiptarëve në Itali.

“Më në fund! Falë Luigi di Maios dhe falë të gjithë atyre që punuan me durim për ta bërë të mundur. Tani të bëjmë përpara me marrëveshjen për pensionet e shqiptarëve në Itali, qytetarë shembullorë që nderojnë miqësinë vëllazërore midis Italisë dhe Shqipërisë, duke punuar fort dhe duke kontribuar në ekonominë italiane tanimë prej shumë vitesh”, shkruan Rama në rrjetet sociale.”

Më 5 mars, kryeministri Edi Rama ishte në Itali, ku në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm italian, Luigi Di Maio i kërkoi autoriteteve italiane zgjidhjen përfundimtare për njohjen e patentave shqiptare në Itali.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button