Aktualitet
Përfshihet nga flakët servisi në Vorë, digjet një kamion

Një servis në zonën e Vorës është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të premteje.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se zjarri ka përfshirë pjesën e përparme të një kamioni. Shkak dyshohet se është bërë një defekt teknik në mjetin e rëndë.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrrethanave të ngjarjes.
Vorë/Informacion paraprak
Me datë 10.03.2023, në Vorë, në një servis, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht në pjesën e përparme një mjet tip kamion.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.




