Aktualitet

Shpejtësi tej normave dhe gara me makina, procedohen 70 shoferë

Policia Rrugore ka proceduar 70 drejtuesh mjetesh në Tiranë gjatë ditëve të fundit.

Përmes një njoftimi, bëhet me dije se procedimi ka nisur për mosrregullim shpejtësie dhe për gara shpejtësie.

“Në funksion të kontrolleve parandaluese, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë shtuar kontrollet në rrugët urbane dhe interurbane kryesore, me risk për aksidente rrugore, për shkak të mosrregullimit të shpejtësisë, kryesisht në qendrat e banuara dhe në afersi të vendkalimeve të këmbësorëve.

Si rezultat i kontrolleve me patrulla dhe mjete civile, të alternuara me shërbime të tjera të uniformuara, gjatë ditëve të fundit janë konstatuar dhe proceduar 70 drejtues mjetesh, për mosrregullim shpejtësie dhe për gara shpejtësie.Gjithashtu, duke konsideruar impaktin negativ që shumë të rinj japin në rrjetet sociale, duke publikuar shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, kryesisht shpejtësitë mbi normat e lejuara, garat e shpejtësisë dhe përdorimin e celularit, po vijon puna për identifikimin dhe procedimin e tyre, sipas shkeljeve të kryera.”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button