Politikë

Rama porosi grave: Mbyllini në shtëpi burrat demokratë më 14 maj, të lajnë xhamat

Në kuadër të fushatës zgjedhore, kryeministri Edi Rama ishte sot Dimal, ku me batutë porositi gratë që të mbyllin në shtëpi burrat demokratë dhe mos t’i lenë të dalin në 14 maj.

“Shqipëria sot është më e vlerësuar se kurrë ndërkombëtarisht, por ata në 14 maj nuk do numërojnë votat e Julit, as votat e Partisë Socialiste, se ata nuk janë me asnjë parti, ata janë me Shqipërinë, por do shikojnë sa shqiptarë vazhduan të votojnë për faqen e zezë. Ai është një turp i madh për të gjithë.  Prandaj lërë zotin kryeministër, por merruni me gratë e atyre dhe thuajuni që t’i mbledhin burrat që mos turpërojnë vendin. Mos turpërojnë Dimalin. E po ju thanë që shiko se burri im nuk e shikon dot me sy Partinë Socialiste, as i kërkojmë të votojë Partinë Socialiste. Po ju thanë që s’e duron dot Julin burri im, sepse Juli i çjerr faqet, thuaji nuk duhet ta durojë Julin, s’ka problem. S’ka problem të votojë Julin dhe as mos vijë të votojë për Julin fare dhe po s’duroi dhe Edi Ramën aq më mirë akoma e ka kollaj e pushkaton me një sustë në telekomandë dhe e çon në stacion tjetër, por mos dalë fare nga shtëpia në 14 maj të votojë faqen e zezë, këtë thojini. Dhe nëse ju thonë, jo nuk ja mbush dot mendjen burrit të mos dalë, inkurajojeni ta mbyllë burrin brenda. Ta kyçin brenda, të lajnë xhamat ata që duan të votojnë për faqen e zezë. Atë ditë, të dielën mos dalin nga shtëpia. Të lajnë xhamat, të bëjnë byrekun gati dhe të presin rezultatin. Të mbajnë një shishe ujë që të mos ju ngeci byreku në fyt se rezultati do jetë më spektakolar se asnjë herë tjetër”, theksoi kreu i qeverisë mes batutave.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button